Rasti “TNT”, shtyhet seanca gjyqësore për të dyshuarit

17.05.2016 15:47

Marrja në pyetje e të dyshuarve në rastin “TNT” në Gjykatën Themelore Shkupi 1, me kërkesë të mbrojtjes, sot është shtyrë dhe ka kërkuar kohë shtesë...

Ishte planifikuar dëgjim të katër të dyshuarve për të cilët Prokuroria për ndjekje penale dhe që dalin nga përgjimet e paligjshme ,  ka propozuar masa lëshimi për mospraninë e tyre.

Mbrojtja e gjyqtarit të procedurës paraprake kërkoi kohë shtesë për të përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe provat me çka seanca e ardhshme është planifikuar për 23 maj. Në mesin e të dyshuarve janë inspektorja  e ndërtimtarisë në komunën e  Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit për prokurim.

Për katër të dyshuarit, Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1 që të sjellë masë për sigurimin e pranisë në procedurë. Inspektorja është e dyshuar se ka sjellë vendim të paligjshëm për shembjen e kompleksit “Kosmos” në pronësi të biznesmenit dhe Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fijat Canoski.

Anëtarët e komisionit për prokurim ngarkohen se në mënyrë të paligjshme kanë siguruar dinamit me të cilën është bërë shembja e objektit.

Për  rastin “TNT” janë të dyshuar disa persona, në mesin e të cilëve janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, por edhe kryetari aktual i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, që të gjithë të falur me vendim të  presidentit Ivanov të sjellë më  12 prill të këtij viti.

GAZMEND KURTISHI