Hojt Ji nesër në Shkup, presion liderëve për zgjidhjen e krizës

17.05.2016 16:10

Kriza politike ne vend ka rezultuar me vizita të shpeshtuara të ndërkombëtarëve...

Të mërkurën Hojt Ji, zëvendësi i Viktoria Nulandit, do të realizoj takime të ndëra me  liderët e katër partive politike që firmosën marrëveshjen politike e cila duhej ti japë fund krizës politike. 

Gjatë qëdrimit të tij dy ditor, Hojt Ji , do do të masë pulsin e partive politike për zgjidhjen e krizës, por duke kërkuar të njihet me përpjekjet e tyre konkrete për arritjen e pajtimit. 

Hojt Ji zbret për të dytën herë në Shkup. Takimet e para të tij në Shkup erdhën gjithashtu në një kohë krize të thelluar, në fillim të marsit, jo vetëm nga mospajtimi i forcave politike lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës, por edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve korrekte.

Ji theksoi asokohe edhe bashkëpunimin e pakompromisë që duhet të manifestonin partitë politike ndaj Prokurorisë Speciale, e cila meriton sipas tij të jetë jo-politike dhe e pavarur. (Sanije Duraku, TVM2)