Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit, nisma e BDI-së nesër para gjykatës kushtetuese

17.05.2016 16:12

Sipas integristëve kjo është rruga e vetme ligjore që Gjykata Kushtetuese të anulojë vendimin e shpërndarjes së Kuvendit....

Të mërkurën në sprovë do të vendoset edhe Gjykata kushtetuese e cila duhet të vlersojë nëse vendimi për shpërbërjen e kuvendit është në pajtueshmeri me Kushtetutën.

Iniciativën për vlersimin  e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e kuvendit e dorëzoi BDI.

Sipas integristëve kjo është rruga e vetme  ligjore që Gjykata Kushtetuese të anulojë vendimin e shpërndarjes së Kuvendit.

Nga BDI  thonë se nëse KUshtetuesja vendos të klthejë vendimin për shpërbërjen e kuvendit, Parlamenti duhet të mbidhet sërisht pasi sipas BDI-së, kjo është rruga e vetme për ti dhënë fund thellimit të krizës muajin e fundit, sidomos pas vendimit të VMRO-së që të garojë e vetme në zgjedhje edhe pse 3 partitë e tjera nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës, deklarohen se në vend nuk ka kushte për zgjedhje të korrekte dhe të besueshme më 5 qershor. (Sanije Duraku, TVM2)