Futboll

Vendos Xhaka: Do luaj për Zvicrën

17.05.2016 16:26

Granit Xhaka ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës...

Ai ka paralajmëruar se do të vazhdoj të luajë për Zvicrën.
 
Ylli i Borussia Mönchengladbach, Granit Xhaka ka një lajm shumë të keq për tifozët kosovar dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.
 
Mesfyushori me prejardhje nga Prishtina ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, derisa ka paralajmëruar se do të vazhdoj të luajë për Zvicrën
 
"Unë kam kohë që kam vendosur të luajë për Zvicrën. Në atë kohë unë nuk e dija se një ditë do Kosova do të ketë përfaqësuesen e saj”, ka deklaruar Xhaka për Blick, përcjell Express.
 
Madje, ylli i  Mönchengladbach thotë se kalimi nga Zvicra te Kosova nuk ka qenë asnjëherë temë në familjen Xhaka.
 
“Ndrrimi i përfaqësueses asnjëherë nuk ka qenë temë në familjen tonë. Unë jam i vendosur të luajë për Zvicrën”, ka theksuar ai.
 
Ai po ashtu ka shtuar se bashkë me Shaqirin e Behramin tashmë e kanë dhënë kontributin e tyre, duke e promovuar Kosovën në Evropë, pasi nuk e kanë fshehur asnjëherë faktin se janë nga Kosova.