Botë

Afera e përgjimeve, Nishani: Qeveria të dorëzojë pajisjen

17.05.2016 16:28

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme që të dotëzojë pajisjen e përgjimit në Prokurorinë e përgjithshme...

Në një deklaratë të shpërndarë në mediat, kreu i shtetit apelon qeverinë të ndalojë përpjekjet për mashtrimin e opinionit publik në lidhje me marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetin italian.
 
Presidenti i Republikës i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të ushtrojë të gjithë autoritetin ligjor për të shmangur çdo pengesë që krijohet në hetimin dhe zbulimin e së vërtetës përfundon deklarata e kreut të shtetit.
 
Ndërsa më herët, komisioni i sigurisë zyrtarizoi thirrjen e zyrtarëve të lartë për raportim në kuvend, lidhur me pajisjen e paligjshme të përgjimit.
 
Bëhet fjalë për Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kryeprokurori Adriatik Llalla, drejtori i Përgjishëm i Polisë së Shtetit dhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Pasi ka akuzuar edhe njëherë qeverinë për krim shtetëror, drejtuesi i mbledhjes Flamur Noka tha se kjo pajisje përgjon edhe kur telefonat janë të fikur.
 
"Përpos faktit që është futur në mënyrë ilegale, në kundështim me ligjet, ajo ka një specifikë sepse përpos që përgjon, ajo përgjon edhe me telefon fikur. Pra jo vetëm përgjon por përdor si mikrofon telefonin", tha Flamur Noka, kryetar i komisionit parlamentar të sigurisë.
 
Prej pak ditësh skadali i përgjimeve ka tronditur politikën. Ish-kryeministri Sali Berisha tha pak ditë më parë se janë përgjuar rreth 400 zyrtare gazetarë e biznesmenë nga kjo pajisje.
 
LULJETA NDOKA