Maqedoni
Ambasadori Garret në RTM: Informim i balancuar në shërbim të publikut
17.05.2016 16:46
Informimi i drejtë, etik dhe i balancuar, në Servisin Publik gjatë fushatës zgjedhore...

Informimi i drejtë, etik dhe i balancuar, në Servisin Publik gjatë fushatës zgjedhore, ishin ndër temat kryesore mes ambsadorit të Britanisë së madhe Çharles Garret dhe stafit menaxhues të RTM-së.
Ambasadori Garret gjatë vizitës së tij, u shpreh i kënqaur nga të arriturat e deri tanishme në Sevisin Publik dhe tha se bashkëpunimi për përfmirësimin e cilësisë së informimit do të vazhdojë më tutje.
“Me ekipin drejtues të RTVM-së diskutuam për bashkpunimin të cilin e kemi ne si Ambasadë e Britanisë së madhe, BBC-së dhe RTVM-së. Konkluduam se gjërat janë duke rrjedhus si duhet dhe ne besojmë se kjo është një shenjë e mirë për përforcimin e plasimit të informacioneve ose të balancimit të tyre, e cila është mjaft e rëndësishme për situatën aktuale dhe për të vazhduar më tej gjatë fushatës zgjedhore”, tha Charles Garret, ambasador i Britanisë së madhe në Shkup.
“Gjatë dy muajve të kaluara ne me ambasadën e Britanisë së Madhe dhe koleget e BBC –së, po punojmë në projektin për “Informimin e drejtë, të balacuar, etik dhe profesional gjatë fushatës zgjedhore. Unë me kënqaësi të madhe mund të konstatoj se në këtë periudhë, duke e respektuar balancimin profesional të informimit, RTVM do të kontribuojë në stabilizimin e situatës në Maqedoni”, tha Marijan Cvetkovski, drejtor ekzekutiv i RTVM-së
RTVM, Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup dhe BBC bashkëpunojnë muaj me rradh në drejtim të përforcimit të cilësisë, objektivit dhe balacim në informim.
Këto parime janë thelbësore për qytetarët për të fituar një pasqyrë të qartë për pikëpamjet të ndryshme politike. Kodeksi etik i informimit të Servisit Publik tashmë është publik për të gjitha mediat.
REXHEP QAMILI
