Maqedoni
Administrata gjyqësore, sindikata: Prej nesër aktivizohet greva
17.05.2016 17:07
Punonjësit e administratës gjyqësore, do të riaktiviziojnë sërisht grevën e tyre pasi deri tani ekzekutivi nuk ishte I gatshëm tu plotësojë asnjë nga kërkesat e dakorduara më herët...

Ata kërkojnë shtesë në pagesë në vlerë prej 35% ashtu siq është paraparë për gjyqëtarë, prokuror dhe zyrtarëve në prokurorin publike dhe riregullim të orarit të punës.
Thonë se nuk do të ndalin grevën deri në plotësimin e kërkesave edhe pse deri tani dy herë e kanë shtyrë mbajtjen e saj bazuar në premtimet e qeverisë për gjetjen e një zgjidhjeje.
“Shtyrja e grevës ishte rezultat i vendimit të Qeverisë, të miratuar në seancën e 25-të, për sigurimin e burimeve financiare për të rritur ndihmat dhe pagesat shtesë për stafin administratit të gjykatave. Qeveria i rekomandoi Këshillit të Buxhetit Gjykatës që nëpërmjet Ministrisë së Financave të sigurojë burimet financiare për këtë qëllim”, tha Tërpe Dejanoski, nga sindikata e punonjësve të organeve gjyqësore.
“Tek prokurorët është realizuar pagesa me mjete shtesë para dy muajve dhe për këtë qështje revolti në gjygj dhe te punonjësit e administratës në gjygj është rritur, nndërsa një sjellje injorante nuk mundë nuk do të duhet të tolerohet. Ne si shoqatë kemi tentuar për ti qetsuar me shpresë se me bisedime do të kemi sukses dhe deri tani nuk kemi hasur n; ndonje mareveshje konkrete. Dhe greva do të fillon prej neser dhe ne do te ndërmarim hapa me rigoroze”, tha Borçe Mirqevski, nga shoqata e administratës gjyqesore.
Sindikata e punonjësve në administratë dhe autoritetet gjyqësore informojnë publikun se do të punohet vetëm me lëndët urgjente.
REJHANE BUSHI METAJ
