Maqedoni

PLD: Kushtetuesja të shfuqizoj vendimin e Kuvendit; PRM: Nuk ka kushte për zgjedhje

17.05.2016 17:43

Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit do të dorzojë argumente plotsuese juridike Gjykatës Kushtetuese që në seancën e nesërme të shfuqizojë vendimin e Kuvendit për vetëshpërbërje...

Sipas Trajanovit vendimi për vetëshpërbërje me veprim të shtyer është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se Gjykata duhet ta pranojë iniciativën për vlerësim të kushtetueshmërisë dhe në bazë të kësaj të sjellë vendim.
 
“Duke pasur parasyshë të gjitha argumentet dhe rrethanat krijuara në vend, argumentet plotsuese juridike  se ai vendim nuk është i qëndrueshëm dhe se data e zgjedhjeve është në kundërshtim me kushtetutën  konsiderojmë se Gjykata kushtetuese mundet gjatë ditës së nesërme kur të debatojë mbi inicijativën e një partie tjetër ta pranojë atë inicijativë dhe të miratojëvendim me të ciolën do ta shfuqizojë vendimin e kuvendit për vetëshpërbërje”, tha Pavle Trajanov, Kryetar i PLD-së.
 
Edhe përfaqësuesit e Partisë për Ripërtrirje Demokratike dhe përfaqësuesi i të gjelbërve europian pas një takimi të përbashkët  konsiderouan se nuk janë plotsuar kushtet për zgjedhje më 5 qershorë. 
 
“Ne besojmë fortë se nuk janë plotsuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve fer më 5 qershorë. Për këtë shkak ne mbështesim kërkesën për shtyerje të zgjedhjeve derisa të plotsohen kushtet”, tha Rajner Butikofer, përfaqësues i të gjelbërve Europian.
 
“RDM mbetet në qëndrimin se zgjedhje më 5 qershorë nuk mund të ketë sepse nuk ka kushte elementare ata të jenë demokratike. Tani me një parti të vetme të paraqitur do të ishte teatër i një absurditeti dhe kthim në sistem njëpartiak”, tha Liljana Popovska, Kryetare e PRM-së.
 
Popovska konsideron se kriza politike duhet të merr një dinamikë të re me qëllim që të shmangen dëmet e mëtejme në Maqedoni.
 
 Ajo ka përsëritur se dalja nga situata e krijuar mund të ndodhë vetëm nëse KShZ konstaton se nuk ka kushte për zgjedhje demokratike me vetëm një parti të paraqititur, kryeparlamentari të konvokojë kuvendin apo Gjykata Kushtetues ta shfuqizojë vendimin e kuvendit për mbajtjen e zgjedhje me 5 qershorë.
 
NAIM RAMADANI