Botë

Hahn në Prishtinë: MSA-ja është kontratë për të ardhmen e Kosovës

17.05.2016 18:03

Eurokomisioneri Hahn e ka cilësuar marrëveshjen e stabilizim asociimit, si shumë të rëndësishme për kosovën...

MSA është moment historik për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian tha Hahn.
 
Komisioneri evropian dha mesazh të qartë për institucionet e vendit e në veçanti për Qeverinë, që të punohet në forcimin e ligjit.
 
Ai qartësoi se MSA nuk do të zgjidh problemet e brendshme politike të shtetit, për çka tha se implementimi i saj ka të bëjë direkt me Qeverinë, opozitën, dhe shoqërinë civile.
 
"Marrëveshja nuk mund të rregulloj sfidat e brendshme politike të Kosovës. Kosova ka demonstruar aftësi në rezultatet e reformave. Ajo çka kemi nevoje tani për Kosovën, është që të fokusohet që te kemi progres. MSA do të marrë kohe dhe sfida e ardhme është implementimi i saj. Mund të llogarisni në asistencën ton”, ka thënë Hahn.
 
Kryeministri I Kosovës Isa Mustafa gjithashtu konsideron se MSA është kontratë për të ardhmen, e zhvillimeve politike, ekonomike dhe avancimit të proceseve integruese të Kosovës.
 
Për presidentin e Kosovës,  Hashim Thaci, MSA është kontrata mes BE-së dhe kosovës që bart me vete shumë obligime për autoritetet kosovare.