MAQEDONI

Tryezë e rrumbullakët për siguri në qarkullimin në rrugë

21.03.2014 10:17

Tryeza e rrumbullakët mbahet në kuadër të përgatitjes së Projektit të Strategjisë së dytë nacionale për avancimin e sigurisë në qarkullimin nëpër rrugët e Republikës së Maqedonisë 2015-2020…..

Fakulteti për siguri - Shkup pranë Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" nga Manastiri dhe Këshilli republikan për siguri në qarkullim në rrugë sot organizojnë tryezë të rrumbullakët "Mendim shkencor në funksion të avancimit të sigurisë në qarkullimin në rrugë".

Tryeza e rrumbullakët mbahet në kuadër të përgatitjes së Projektit të Strategjisë së dytë nacionale për avancimin e sigurisë në qarkullimin nëpër rrugët e Republikës së Maqedonisë 2015-2020.

Parashikohet të mbajnë fjalime ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, dekani i Fakultetit për siguri-Shkup prof.dr. Oliver Baçanoviq dhe kryetari i Këshillit republikan për siguri në qarkullimin e rrugëve Nikolla Angellovski.