Maqedoni

“Revulucioni laraman”, jo zgjedhje njëpartiake, të tërhiqet abolimi

17.05.2016 21:30

Lëvizja Civile “Protestoj” vazhdoi “Revolucionin laraman” në Shkup ku sot protestuan për të 27 her me radhë në shumë qytete të vendit...

Protesta si zakonisht filloi përpara Prokurorisë Speciale Publike ku edhe njëher iu dha mbështetje këtij institucioni.
 
Më pas marshuta protestuese vazhdoi para kuvendit ku ngjyrosën objektin e kuvedit dhe portën e Maqedonise ndërsa destinacioni i fundit ishte para qeverisë së RM.
 
“Zgjedhje nuk do të ketë më 5 qershor zgjedhje do të ketë atehër kur do te ketë kushte kur faktori ndërkombetar dhe ju qytetar do të vlersoni se duhet të fitoj opozita vetëm atëher do të ketë fitore të jemi bashkë bashkë në fitore bashkë në demokrraci mjaft me kto bandit na duhet demokraci dhe liri”, tha Ismet Ramadani.
 
Protestuesit kerkojne dorëheqjen  e menjehershme të presidentit Ivanov, tërheqjen e vendimit për faljen e 56 politikanëve, shtyerjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kyçjen e sektorit civil në bisedimet për zgjidhjen e krizës politikë dhe formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë reformat nga raporti i PRIBE-së.
 
Ata thonë se edhe përkundër presioneve dhe kërcnimeve të shumta që kanë nuk do të ndalen së kërkuari lirin.  
 
Lëvizjes civile “Protestoj” organizohen për të 5-tën javë dhe organizatorët shprehen të vendosur se të njëjtat do të vazhdojnë për çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. 
 
GAZMEND REXHEPI