Hojt Ji për vizitë në Maqedoni
18.05.2016 09:14
Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Azi në Departamentin e shtetit Hojt Brajan Ji sot vjen në Shkup...

Siç informuan nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, tani për tani nuk ka hollësira për agjendën e takimeve të diplomatit amerikan në vend.
Zëvendësndihmës sekretari shtetëror Ji vjen në vend gjatë krizës politike dhe zgjedhjet e caktuara më 5 qershor, në të cilat do të marrë pjesë vetëm VMRO-DPMNE-ja.
Për herë të fundit Ji në Maqedoni ishte në mars, të këtij viti. Temë e takimeve të tij me liderët politik të Maqedonisë atëherë ishte zbatimi i marrëveshjes së Përzhinos dhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. (mia.mk)
