Shënimi i Ditëve të pedagogjisë

18.05.2016 09:26

Me rastin e shënimit të Ditës së Arsimit 24 Majit, Instituti për Pedagogji pranë Fakultetit Filozofik në Shkup sot do ta mbajë ngjarjen tradicionale Ditët e pedagogjisë me temë: "Pedagogjia në vepër"...

Manifestimin do ta hapë udhëheqësja e Institutit për pedagogji Aneta Barakoska, ndërsa fjalim përshëndetës do të mbajnë dekani i Fakultetit Filozofik - Shkup Goran Ajdinski dhe rektori i Universitetit "Sh. Cirili dhe Metodi" - Shkup Velimir Stojkovski.

Në suaza të manifestimit do të prezantohen rezultatet nga hulumtimi i zbatuar me temë: "Profesioni pedagog nëpër prizma të ndryshme" nga studentët në vitin e dytë të studimit. (mia.mk)