Brifing diplomatik për aktivitetet e MARRI

18.05.2016 09:38

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet brifing diplomatik tradicional për aktivitetet e Iniciativës rajonale për azil, refugjatë dhe migrim - MARRI...

Qëllimi i brifingut diplomatik është të prezantohen aktivitetet e realizuara, si dhe të prezantojnë plane për zhvillimin e Iniciativës. Është parashikuar, qëndron në paralajmërimin e MPJ-së, të marrin pjesë përfaqësuesit e korit diplomatik, organizatat ndërkombëtare të pranishme në Republikën e Maqedonisë, si dhe përfaqësuesit e Institucioneve të cilët kanë ingerenca në fushën e migrimeve.

Pritet të mbajnë fjalim Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme dhe ambasadorja Tamara Mugosha, drejtoreshë e Qendrës rajonale MARRI. (mia.mk)