Fillon faza e dytë investuese e Van Hollit në Maqedoni

18.05.2016 09:46

Në fabrikën e parë që e hapi kjo kompani në Maqedoni prodhohen autobusë për tregun amerikan...

Kompania belge "Van Holl" sot do ta fillojë fazën e dytë investuese në Maqedoni, në të cilën parashihet ndërtimi i fabrikës së re në Drejtorinë për zona të zhvilluara teknologjike industriale, Shkup 2 - Ilinden, në të cilën, siç ishte paralajmëruar në fillim të vitit, do të prodhohen autobusë për tregun evropian.

Siç ishte kumtuar në fund të janarit të këtij viti, investimi i kompanisë belge do të paraqesë 15 milionë euro, ndërsa duhet të realizohet në katër vitet në vijim. Në fabrikë duhet të punësohen 400 punëtorë, ndërsa pritet që deri në vitin 2019 numri i përgjithshëm i të punësuarve në "Van Holl" në Maqedoni të arrijë 1.250.

Në fabrikën e parë që e hapi kjo kompani në Maqedoni prodhohen autobusë për tregun amerikan.

Kompania belge "Van Holl" është themeluar në vitin 1947, ndërsa selia është locuar në Koninsojkt. Pjesa më e madhe e prodhimit plasohet në tregjet e Evropës dhe SHBA-së. (mia.mk)