Gjykata Kushtetuese do të debatojë për Vendimin për shpërndarjen e Kuvendit
Nisma, e cila është parashtruar nga deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, është pika e vetme e rendit të ditës në seancë...

Gjykata Kushtetuese sot do ta shqyrtojë Nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërinë e Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Nisma, e cila është parashtruar nga deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, është pika e vetme e rendit të ditës në seancë.
Gjykatësit kushtetues në shkurt të këtij viti veçmë kanë debatuar dhe e hodhën poshtë Nismën e deputetit Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike dhe të Todor Petrovit nga Kongresi botëror maqedonas, për shtyrjen e shpërndarjes të Kuvendit.
Nga Gjykata kushtetuese theksojnë se Nisma e parashtruar nga Talat Xhaferi ka elemente tërësisht të reja dhe se për këtë lëndë ka analizë të re. (mia.mk)
