Erdogan: Vetë do të mbrohemi, nëse nuk dëshirojnë të na ndihmojnë

18.05.2016 10:16

Nëse nuk fiton ndihmë, Turqia vetë do të veproj që t'i zbraps sulmet e Shtetit Islamik mbi qytetin Kilis, në afërsi të kufirit sirian, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan...

"Do ta mposhtim SHI-në. Do ta zgjidhim këtë çështje vetë nëse nuk marrim ndihmë që t'i pengojmë raketat ta godasin Kilisin", tha Erdogan.

"Trokitëm në dyer, duke kërkuar krijim të zonës së sigurtë në kufirin tonë jugor, por askush nuk donte ta ndërmarrë këtë hap. Nëse nuk dakordohemi për aksion vendimtar kundër organizatave terroriste, bota më nuk do të jetë vend i sigurt", theksoi presidenti turk.

Kilis me muaj është cak i sulmeve raketore nga zona, e cila është nën kontroll të SHI-së në Siri, me ç'rast jetën e kanë humbur 21 persona, ndërsa disa ndërtesa janë shkatërruar.

Forcat e koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequra nga SHBA-ja dhe Turqia, u përgjigjën me sulme ajrore dhe vranë dhjetëra pjesëtarë të SHI-së. Autoritet turke megjithatë theksojnë se u nevojitet ndihmë më e madhe në mbrojtjen e kufirit.