Në shtatë aksidente në Shkup, shtatë persona të lënduar
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur gjithsej shtatë aksidente, nga të cilat tre janë me pasoja dëme materiale, ndërsa katër janë me pasoja lëndime trupore, ku lehtë janë lënduar shtatë persona...

Sipas Sasho Damjanovskit, inspektor kryesor në SPB-në Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
Tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 18 shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes dhe shtatë gjatë vozitjes së automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurës ose e kanë përdorur celular gjatë drejtimit të automjetit. Janë zënë edhe 34 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, pesë persona e kanë drejtuar automjetin pa poseduar patent shofer dhe 10 persona me regjistrim të skaduar të automjetit.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 54 automjete.
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit nga klasa e dytë e SHF "Kërste Misirkov", komuna e Gazi Babës.
Me fillim në orën 18 në QS "Jane Sandaski" do të luhet ndeshje basketbolli nga Liga e parë - finale mes KB MZT Aerodrom dhe KB Kumanovë. Me qëllim që trafiku të zhvillohet pa ndërprerje dhe sigurt, nga MPB theksojnë se policia e trafikut do të ndërmerr masa adekuate për sigurimin e trafikut dhe riorientim të mundshëm të trafikut. (mia.mk)
