Ali Ahmeti: Vendimi i kushtetueses i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës politike

18.05.2016 11:53

Nisma e Bashkimit Demokratik për Integrim ka pasuar vendimin e VMRO-DPMNE-së, së Nikolla Gruevkit që e vetme të shkojë në zgjedhjet e 5 qershorit...

Nisma e gjykatës është përshëndetur nga Kreu i BD-së Ali Ahmeti, i cili tha se vendimi i sotëm për shqyrtimin e nismës së partisë së tij, është hap i parë dhe i domosdoshëm për zgjidhjen e krizës së rëndë politike.

Ahmeti në një postim në rrjetet sociale i ka kërkuar gjithë klasës politike të veprojë me përgjegjësi lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet vendi.