Rasti “Celula”, gjykata shqipton dënimet për 5 të akuzuarit
Gjykata themelore Shkupi dënoi 5 të akuzuarit e rastit “Celula” me heqje lirie prej 2 deri në 4,6 vite...

Sipas aktgjykimit gjykata vendosi që Isa Fuga të dënohet me 4 vite e 6 muaj heqje lirie, Muhamet Ymeri dhe Stefan Stefanovski me nga 2 vite burg, Eroll Rrustemi me 4 vite burg, dhe Abdullah Abdullahi me 3 vite e 1 muaj burgim.
Sipas informatave të gjykatës masat e shqiptuara kanë shkuar në drejtim të dënimit minimal për të akuzuarit.
“Gjykata i ka marrë parasysh të gjitha lehtësimet. Sipas meje mund të jemi të kënaqur si palë ndaj dënimeve që sot i përcaktoi këshilli gjyqësor. Unë besoj se këto dënime do të ndikojnë tek të rinjtë që më tutje të mos bëjnë vepra penale të këtij lloji” – tha avokatI mbrojtës, Asmir Alispahiç.
Gjykata ka konstatuar se si rrethana lehtësuese janë faktet se këta persona janë të rinj nga mosha dhe deri më tani nuk kanë qenë të gjykuar. Ndërkohë para disa javësh në Gjykatën Themelore "Shkupi I" u dënua imami i Gazi Babës, Hoxhë Rexhep Memishi me 7 vite heqje lirie. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
