Veljanovski thëret mbledhjen e Parlamentit sot në orën 16:00

18.05.2016 13:39

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski, ka caktuar për në orën 16:00 seancën e 101 të Parlamentit...

“Si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, duke pasur parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, informoj opinionin se në bazë të përgjegjësive të definuara me Kushtetutë , sot më 18 maj në orën 16:00 vendosa të thëras seancën e 101 të Kuvendit Republikan” thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Velianovski shpreh bindjen e thellë se zhvillimi i mëtejshëm i preoceseve demokratike në Maqedoni, më së miri mund të realizohet në Parlament dhe për këtë arsye, fton të gjithë deputetët , pavarësisht nga përcaktimi politik, të marin pjesë aktive.

“Gjithashtu jam thellë i bindur se vetëm përmes ndërtimit të vazhdueshëm të mardhënieve të ndërsjella mes faktorëve relevant në shtet, në mënyrën më të mirë do të ndihmohet në drejtim të realizimit të prioriteteve stragtegjike të vendit, antarësimi në NATO dhe BE, përparimi I mardhënieve strategjike me SHBA-të si dhe krijimi I kushteve poër zhvillim ekonomik dhe social”, thuhet në kumtesën e kryeparamentarit Veljanovski.