Agolli, Bageri dhe Bogdani, arrijnë në Shkup

18.05.2016 13:56

Përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë...

Ka qenë zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë, Lavdrim Veliu që ka përcjell nga afër procedurën doganore të hyrjes së përmendoreve të veprimtarëve shqiptarë në Maqedoni.

Statujat e Josif Bagerit, Pjetër Bogdanit dhe Nexhat Agollit së shpejti do të vendosen në   qendër të Shkupit në suaza të projektit  “Shkupi 2014”.

Porositë për përmendoret janë bërë disa muaj më parë, ndërsa për këtë proces është përkujdesur ish-ministri i Vetqeverisjes Lokale, Lirim Shabani i cili dha kontribut për sjelljen e përmendores së tyre në Shkup, në bashkëpunim me ministren e aktuale të kësaj ministrie, Shiret Elezi.