Lidhja Demokratike, fitoi e drejta dhe logjika juridike mbi politikën

18.05.2016 14:28

Lidhja Demokratike konsiderоn se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ta shqyrtojë kushtetutshmërinë...

Lidhja Demokratike konsiderоn se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e vetëshpërndarjes së Parlamentit me zbatim anulues, si dhe masa e përkohshme për ngrirje të aktiviteteve zgjedhore është fitore e të drejtës dhe logjikës juridike ndaj politikës të cilën e zhvillon udhëheqësia e partisë qeveritare, njoftoi partia.

Ky vendim, siç thuhet në kumtesë, është vetëm një shkëndijë shprese se ngadalë, por sigurt, do të çmontohet qeverisja njëpartiake dhe autoritare.

Qytetarët kërkojnë ndryshime dhe për këtë arsye çdo ditë protestojnë dhe nuk do të ndalen derisa nuk krijohen kushte për zgjedhje, komentojnë nga Lidhja Demokratike.