Maqedoni

Universiteti “Nënë Tereza” dhe UT, emërohen anëtarët e komisioneve amë

18.05.2016 14:41

Qeveria në seancën e fundit ka emëruar anëtarët e Komisionit amë të Universitetit të ri në Shkup “Nëna Terezë” dhe anëtarët e Komisionit amë për dy Fakultetet e reja në kuadër të Universitetit të Tetovës...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu theksoi se komisionet e formuara do ti bëjnë përgatitjen e nevojshme për fillimin me punë të Unversitetit të ri në kryeqendër dhe studentët e parë do të regjistrohen në vitin akademik 2016/2017 si dhe të Fakulteteve të reja që janë themeluar në kuadër të Universitetit të Tetovës. 

Për anëtarë të Komisionit amë të UNT-së emërohen:

 Fakulteti për arkitekturë dhe ndërtimtari :

-dr. Katarina Devalieva

-dr. Asllan Bilalli

-dr. Andreas Gross

 Fakulteti i shkencave të informatikës:

-dr. Agni Dika

-dr. Ali Shariq Imran

-dr. Goran Velinov

 Fakulteti i Shkencave Teknologjike:

-dr. Murtezan Ismaili

-dr. Aleksandar Klimovski

-dr. Andreas Schonberg

 Fakulteti i shkencave teknike:

-dr. Dennis Farringon

-dr. Atanas Koçov

-dr. Argjend Ramadani

 Fakulteti i Shkencave Sociale:

-dr. Mirushe Hoxha

-dr. Otmar Holl

-dr. Lena Damevska

 

Për anëtarë të Komsionit amë  në dy Fakultetet e reja të UT-së emërohen:

 Fakulteti Pedagogjik

-dr. Agim Selami

-dr. Ardita Ceka

-dr. Myqereme Rusi

-dr. Tatjana Peçemska

 

Fakulteti i Bujqësisë dhe Bio-teknologjisë

-dr. Xhezair Idrizi

-dr.Xhabir Abdullahi

-dr. Mirije Elezi

-dr.Vlladimir Xhabirski

-dr. Arsen Janevski