Skandali i përgjimeve, autoritetet: Nuk kemi aparaturë përgjimi
18.05.2016 14:49
Në Ministrinë e brendshme të Shqipërisë ka një pajisje, por nuk dihet nëse ajo shërben për përgjime, apo vetëm për trajnimin e policëve...

Sot raportuan në komisionin e sigurisë kmbëtare kreu I Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi , drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit Haki Cako dhe ministri I Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët kanë mbajtur qëndrime paradoksale.
Kreu I shërbimit sekret tha se nuk di nëse kjo pajisje është përdorur për përgjim, kryepolici tha se nuk ekziston asnjë pajisje e tillë, ndërsa ministri i Brendshëm deklaroi se është pajisje trajnuese.
Ndërkohë, kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do të raportojë, pasi ka deklaruar se cështja ëhstë nën hetim dhe me ligj nuk i lejohet të dëshmoj.
Mendohet se pajisja ka përgjuar në mënyrë të jashtëligjshme rreth 400 persona, zyrtarë, gazetare e biznesmenë.(Luljeta Ndoka, TVM2)
