Maqedoni

Vendimi i kushtetueses: LSDM, dëshmi se vendimet ua shkruan Gruevski

18.05.2016 14:56

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë e quan vendimin në Gjykatës Kushtetuese si vendim që konfirmoi se drejtësia në Maqedoni...

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë e quan vendimin në Gjykatës Kushtetuese si vendim që konfirmoi se drejtësia në Maqedoni, funksionin në presion dhe se vendimen nuk sillen nga gjykatësit por nga politika.
 
Gjykata kushtetuese konfirmoi se vendimet e saj varen nga ndryshimi i qëndrimeve të Nikolla Gruesvkit dhe ky është konfirmimi më i saktë se vendimet i shkruan Nikolla Gruevski, e jo personat zyrtarë të gjyqit.
 
"Saktë para tre muajve, më 18 shkurt Gjykata Kushtetuese u shpall jokompetente të vendos për kushtetutshmërinë e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit me veprimin e shtyrë. Sot, Gjykata Kushtetuese solli vendim tërësisht të kundërt dhe ngriti procedurë për vlerësim të vendimit për shpërndarjen e Kuvendit. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është edhe një dëshmi se vendimet i shkruan Nikolla Gruevski, e jo petku zyrtar në gjyq”, shprehet Renata Deskosa nga LSDM. 
 
Sipas saj, vendi nuk është vetëm në krizë politike, por edhe në krizën kushtetuese, sepse abolimet e kundërligjshme prodhojnë efekt juridik dhe e pengojnë drejtësinë.
 
“Zgjidhja e krizës së thellë politike është shfuqizimi i vendimit të turpshëm të Gjorge Ivanovit për abolim, dhe zbatimi i zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe të rregullta me përmbushjen e të gjitha kushteve”, shprehet Renata Deskosa nga LSDM.
 
Deskoska u shpreh se zbatimi i marrëveshjes së Përzhinos do të arrihet vetëm nëse ofrohen kushte në të cilat Prokuroria Speciale Publike do ta kryej punën e saj.
 
LSDM ëhstë e gatëshme që të bisedojnë për çdo vendim që do të ndihmonin në zgjidhjen e krizës dhe zbatimin e ligjit.
 
BELINDA KOKA-ADEMI