Maqedoni

Analistët në “Argument”: Qeveri ekspertësh po jo ekspertë partiakë

18.05.2016 15:05

Kriza politike mund të zgjidhet vetëm përmes formimit të një qeverie ekspertësh dhe ndihmës së ndërkombëtarëve...

Katër partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, janë bartës kryesor për nxjerrjen e shteti nga kriza, theksuan të ftuarit në debatin Argument në TVM2.
 
“Tashmë janë pjekur kushtet që në parlament të krijohet një shumicë parlamentare, të formohet nje qeveri ekspertësh, qeveri neutrale dhe e cila qeveri do të ketë një mandat prej 6-18 muaj dhe ajo së paku ti bëj parapregaditjet që Prokuroria Speciale ti kryejë punët, që ti depolitizojë atë pjesë të sistemit gjyqësor, këtu është poenta dhe këtu është arsyeja pse VMRO bën kokëfortësi, se ajo i frigohet Prokurorisë Speciale”, shprehet profesori universitar Zemri Elezi.
 
Qeveria e ekspertëve duhet të përbëhet nga ekpert që do të kenë gadishmëri për tejkalimin e krizës dhe jo të kenë koncentrim të plotë partiak, thotë profesori universitar, Etemi Aziri.
 
“Ata qeveri duhet të jenë jetëshkurtëra nga shkaku se humbet kuptimi i pluralizmit partiak dhe politik. A është e nevojshme? Çdoherë parashtrohet pyetja kush janë ata eskpertë?! Përsëri do të rrrotullohen gjërat rreth partiakëve të veshur me rroba ekspertësh. Dhe unë nuk e di se sa ata persona kanë gadishmëri për tejkalimin e krizës”, shprehet profesori universitar Etem Aziri.
 
Zgjedhje në këtë vit nuk do të ketë mendon profesori Isak Sherifi ndërkaq sipas tij,  subjektet politike e kanë për detyrë që së bashku me ndërkombëtarët t’a nxjerrin vendin nga kriza.
 
“Katër subjektet më me relevancë që janë në Maqedoni duhet ta marrin përgjegjësinë deri në zgjedhejt e ardhshme. Këta e kanë obligative se kanë dalë nga vota e qytetarit. Qeveri teknike, qeveri ekspertësh, mendoj si profesor Etemi se do të vijnë njerëz partiak o anash o në mes”, shprehet profesori universitar Isak Sherifi.
 
Kanalizimi i krizës politike mund të arrihet me një përgjegjësi më të madhe të KSHZ-së dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, që sipas të ftuarve në debat, kyqja më e drejpërdrejtë e diplomatëve evropjan dhe më gjerë, jep shpresë se do të mundësohet një zgjidhje politike në favor të qytetarëve pikë së pari, si dhe në dobi të institucioneve shtetërore.  
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU