Maqedoni

Gjykata Kushtetuese vendosi, pezullohet vendimi për shpërndarjen e kuvendit

18.05.2016 15:35

Gjykata Kushtetuese ka pranuar iniciativën për pezullimin e vendimit të fundit për shpërbërjen e Kuvendit...

Antarët gjithashtu njëzëri miratuan vendimin që të ndërpriten të gjitha aktivitetet që dalin nga ky vendim përfshi edhe aktivitetet zgjedhore ndërsa ka hapur rrugën për konvokimin e kuvendit.
 
Kryetarja  e Gjykatës Kushtetuese Elena Gosheva ndonëse vendimin Kuvendit e pati cilsuar si akt individual i cili vlen vetëm për atë parlament, dhe Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente të ngre procedure vendimin e sotëm e arsyetoi, siç tha ajo me situatën në të cilën ndodhet Maqedonia. 
 
“Duke e pasur parasyshe situatën në të cilën gjendet vendi, e cila është mjaft specifike dhe kur kemi bllokimin e funksionimit të organeve të shtetit, si për shkak të asaj që vendi tash më një periudhë më të gjatë nuk arrin dot të gjejë zgjidhje të  situatës, konsideroj se gjykata duhet të bëjë përjashtim, të shqyrtojë dhe të vendosë për vendimet e kontestuara. Un si kryetare e Kushtetueses  dhe si gjykatëse tani, por jo dhe në të ardhmen do të bëj precedencë, do ta mbështes propozimin e referatit  dhe do të votoj për ngritjen e procedures për vlerësimin e kushtetutshmërisë  të vendimeve të kontestueshme”, tha Elena Gosheva, kryetare e gjykatës kushtetuese.
 
Gosheva rikujtoi opinionin se Kushtetuesja njëherë ka bërë një precedentë të ngjashëm në vitin 2001 kur ka anuluar një marrëveshje për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e gazsjellësit me Greqinë, i cili ishte vlerësuar si i dëmshëm për shtetin.
 
Antari i gjykatës Ismail Dardhishta, gjatë prezentimit të inicijativës së dorëzuar nga BDI, tha se Gjykata ka shqyrtuar një nga vendimet e kontestueshme në inicijativë, duke theksuar se risi në të është ndryshimi i datës së vendimit për shpërbërjen e Kuvendit që e miraton legjislativi i cili veç më ka qenë i shpërbërë me vendim paraprak.
 
Vendimin përfundimtar për shpërbërjen e legjislativit, Kushtetuesja do ta miratojë javën që vjen. 
 
NAIM RAMADANI