Aksion ekologjik “Maqedonia vend i trëndafilave”
Me moton "Maqedonia vendi i luleve - vendi i trëndafilave" sot realizohet dita e dytë e eko aksionit për mbjelljen e trëndafilave. Aksioni realizohet me rastin e Ditës së pranverës - 21 marsi…..
Me moton "Maqedonia vendi i luleve - vendi i trëndafilave" sot realizohet dita e dytë e eko aksionit për mbjelljen e trëndafilave. Aksioni realizohet me rastin e Ditës së pranverës - 21 marsi.
Qëllim i i fushatës është mbjellja masive e trëndafilave nëpër qytetet e mbarë vendit. Trëndafili është bimë me aftësi të jashtëzakonshme t'i mbajë dhe akumulojë elementet dëmtuese, veçanërisht metalet e rënda nga uji, ajri dhe toka dhe është bimë e çelur shumëvjeçare e lehtë për kultivim në hapësira të ndryshme. Mund të jetojë prej 20 deri në 30 vjet, lulëzon prej vitit të parë të mbjelljes së saj dhe lulëzon 200 ditë të vitit.
Zgjedhja e trëndafilit, ashtu siç është cituar, bazohet në rezultatet shkencore të marra nga studimi "Prania e plumbit dhe metaleve të tjera të rënda në mjedisin jetësor në qytetin e Shkupit". Në suaza të hulumtimit, janë hulumtuar tokat, lulet dhe fletët e trëndafilave, bari si dhe drunjtë halorë dhe gjetherënës.
Ky aksion do të zbatohet në 50-komuna në Maqedoni. Në Shkup do të mbillen trëndafila në disa lokacione, në parkun "Maqedonia", në bulevardin "Ilinden", "Brigadat partizane", "8 Shtatorit", në rajonin e Karposh 4.
Ministria e Mjedisit Jetësor u bën thirje qytetarëve, institucioneve dhe kompanive përgjegjëse shoqërore të përfshihen në aksionin nacional pranveror dhe duke mbjellë trëndafila në oborret, në ballkonet dhe në ambinetin e kompanive të tyre, ta japin kontributin e tyre për mjedis më të pastërt dhe më të shëndetshëm.
Në aktivitet do të përfshihen edhe nxënësit e shkollave tetëvjeçare në Maqedoni. Do të organizohen eskpozita për shitje të punimeve të tyre me temën "trëndafila". Mjetet e grumbulluara do të përdoren për blerjen e fidaneve të trëndafilave, të cilat do të mbillen në oborret e shkollave.
