Maqedoni

MARRI, dëshmi e luftës së përbashkët kundër migrimit

18.05.2016 16:14

Nisma rajonale për azil, refugjatë dhe migrim MARRI ishte dëshmi e luftës së përbashkët kundër migrimit ilegal

Nisma rajonale për azil, refugjatë dhe migrim MARRI ishte dëshmi e luftës së përbashkët kundër migrimit ilegal, si dhe hapja e serisë së çështjeve që janë një rëndësi e veçantë për të gjitha vendet në rajon në procesin e afrimit të tyre drejt BE-së.
 
Kjo u theksua nga Tamara Mugosha drejtoreshë e MARRI Qendrës rajonale dhe ministër i Punëve të Brendshme I MAqedonisë Oliver Spasovski, në brifingun e sotëm tradicional diplomatik për aktivitetet e Nismës rajonale për azil, refugjatë dhe migrim MARRI, ku u theksua se janë arritur rezultate të kënaqsheme në këtë sferë.
 
"Arritëm rezultate të mira në reformën e kësaj Iniciative që ajo të bëhet më e fuqishme dhe më përgjegjëse për kongresin ekzistues të krizës së migrantëve. E përforcuam partneritetin me organizatat tjera rajonale dhe morëm teknikë më të fuqishme dhe mbështetje financiare nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Tamara Mugosha, drejtoreshë e MARRI Qendrës.
 
"MPB-ja si trup ekzekutiv i cili nga afër punon në problematikat të cilat i përfshin MARRI veçanërisht mburret në këtë aktivitetet sepse kjo është një dëshmi se rajoni di të komunikojë, të bashkëpunojë dhe të japë kontribut në mbajtjen e stabilitetit" ,tha Oliver Spasovski, nga MPB.
 
Minsitri Spasovski njëherit bëri të ditur se për disa nga kandidatët për polic nga konkursi I fundit DSK se nuk I plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e policisë.
 
“Në kaudër të kandidatëve për polic egziston raport nga DSK për disa persona se egziston rrezik I sigurisë të jenë pjesë e shërvbimit”, tha Oliver Spasovski, nga MPB.
 
Rreth çështjes së migrimit MARRI do të vazhdojë të punojë edhe në periudhën e ardhshme duke e pas parasysh se kriza migruese nuk është afatshkurte dhe të gjitha vendet në masë më të madhe ose të vogël kanë nevojë për mbështetje, u tha me këtë rast.
 
Ndryshe Qendra rajonale e nismës MARRI tani më 12 vjet është me seli në Shkup. 
 
GYLTENE SINANI