Futboll

Angellovski me katër shqiptarë, por pa Ibraimin

18.05.2016 16:26

Trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Igor Angelovski publikoi listën e lojtarëve...

Trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Igor Angelovski publikoi listën e lojtarëve, në të cilët do të llogaritë për dy miqësoret e ardhshme kundër Azerbajxhanit (29 maj në Austri) dhe Iranit (2 qershor në Shkup).
 
Në emëroren e tij mungojnë disa emra që pritej të ftohen, dhe për tu habitur është fakti që në këtë listë, nuk gjendet as Agim Ibraimi, por edhe emra të tjerë që janë në formë mjaft të mirë kohëve të fundit, si Armend Alimi, Besart Ibraimi, Muzafer Ejupi e të tjerë.
 
Ndërkohë, Angellovski ka ftuar disa futbollistë nga përfaqësuesja U21, të cilët ai mendon që në të ardhmen të jenë bartës kryesor të lojës së Maqedonisë.
 
“Ne nuk jemi fuqi futbolli që të themi se dyert janë të mbyllura për dikë, por them se këta lojtarë do të përbëjnë skeletin e ekipit në eliminatore. Ata që janë me përvojë dhe që janë në formë të mirë, nëse vlerësojmë se mund të ndihmojnë, do të ftohen. Më vjen keq për Agimin për situatën në të cilën gjendet, por më shumë se një muaj nuk stërvitet me ekipin. Është jashtë formës. Unë para një jave isha në slloveni, u takuam dhe biseduam. Konsideroj në të, shpresoj se do të gjej klub të ri, dhe të zë vend në ekip. Për Besart Ibraimin dhe Muzafer Ejupin them se përparësi i dhashë Pandevit dhe Trajkovskit që luajnë ën Serie A, kurse Nestorovski është shënues më i mirë në Kroaci, gjithashtu edhe Trickovski po tregon ndeshje të mira”, tha Angelovski, selektor i Maqedonisë.
 
Grumbullimi i ekipit është të hënën, kurse katër ditë më vonë udhëtohet për në Austri, ku Maqedonia do të përballet me Azerbajxhanin.