Futboll

Shtyhet vendimi për Kosovën

18.05.2016 16:30

Siç ishte paralajmëruar, sot pritej të merrej vendimi i UEFA-s për Kosovën, të cilës pritej t’i përcaktohej grupi për në kualifikimet e Botërorit 2018, që do të mbahet në Rusi...

Mirëpo, për momentin nuk ka ndodhur asgjë. Kështu së paku thotë zëvendës-presidenti i UEFA-s, Hryhoriy Surkis.
 
“Vendimi për pjesëmarrjen e Kosovës dhe përfshirja e Gjibraltarit në kualifikimet për Botëror nuk është marrë. Është krijuar një komision special, i cili do të vendos për këtë temë”, ka thënë Surkis për agjencinë ruse, TASS, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të mbajtur sot në Basel.
 
Pas kësaj, nuk dihet saktë se kur do të mbahet mbledhja e radhës, e cila do të vendos nëse Kosova do të jetë në grupin H apo I, në kualifikimet për Botëror.
 
Nga ana tjetër, UEFA ka njoftuar se klubet kosovare pritet të marrin pjesë në garat evropiane për edicionin e ardhshëm, nëse i plotësojnë kriteret.
 
Shtëpia e futbollit evropian ka zbuluar se dy skuadra kosovare do të luajnë në Evropë, kampioni në Ligën e Kampionëve dhe fituesi i Kupës në Europa League.
 
Kjo i bie që Feronikeli do të luajë në CHL, kurse fituesi i Kupës, i cili do të përcaktohet shumë shpejt, në EL.