Maqedoni
UT, ekspozitë e studentëve të fakultetit të arteve
18.05.2016 16:33
Studentët e fakultetit të arteve në UT-së, sot para të pranishëmve, të afërmve të tyre kanë prezantuar punimet e tyre...

Studentët e fakultetit të arteve në UT-së, sot para të pranishëmve, të afërmve të tyre kanë prezantuar punimet e tyre, duke filluar nga skulptura, piktura, grafiti, portrete, dhe disa punime të tjera të punuar nga vet intuita e studentëve.
Kjo ekspozitë mbahet çdo vit , nga katedra e fakultetit të arteve, më qëllim që të ekspozojnë punën e tyre të pa lodhshme gjatë një viti paraprak.
Dekani i fakultetit të arteve Miftar Memeti theksoi se ekspozitat e tilla tani më janë bërë tradicionale në Universitetin e Tetovës.
“Ekspozitat si kjo tani më janë bërë tradicionale, dhe organizohen në hapësirat e fakultetit ton punimet aranzhohen në klasat ku është realizuar mësim, në këtë ekspozitë studentët e të gjitha viteve prezantojnë punimet e tyre të zgjedhura nga të gjithë programet mësimore, pikturë, skulpturë, grafik, dizajn grafik dhe drejtim arsimor. Kjo ekspozitë mundëson studentëve tan të njohin vetveten nëpërmjet punimeve të ekspozuara”, tha Miftar Memeti, dekan ne fakultetin e arteve.
Nga ana tjetër studentët në degën e skulpturës kishin sjell punime të bukura të punuara nga argjiri dhe balta . Ndryshe studenti Fatlon Ibishi , në këtë ekspozitë mrete pjese me disa punime , por punimi kryesor i tij ishte skulptura e Gjergj Kastriot Skënderbeut .
“Për para nesh është Gjergj Kastriot Skënderbeu, punimet tjera janë muskulori, një auto-portet brenda dhe disa punime tjera . Zakonisht në fakultetin ton më shumë punojmë me argjiri, baltë dhe pas saj ka procedura tjetër me gips”, tha Sevdi Qerimi apsolvent në fakultetin e arteve.
“Është punuar me materialin argjiri, koha ka qenë e shkurtër për shkak se kishim mungesës të argjirit kështu që e kam sjell për dhjetë ditë në këtë gjendje. Ky është një pjesëtar i ish. Ballit Kombëtar Bajram Dobordolli”, Ton Fatlon Ibishi student në fakultetin e arteve drejtimi skulpturës”, tha Fatlon Ibishi, student në fakultetin e arteve drejtimi skulpturës.
Ndërkohë, studentët e arteve u shprehën se edhe pse hapësirat janë të vogla, për skulpturë, pikturë, grafik, ata përsëri mundohen që në çdo fund vit të sjellin risi, dhe në të ardhmen e afërt të marinë pjesë edhe në ekspozita, brenda vendit pse jo edhe në vendet tjera të botës.
VISAR SADIKI
