Ekonomi

LOE: Gratë në sipërmarrësi, shifra tejet të ulta

18.05.2016 17:08

Në Maqedoni është i vogël numri i femrave që mirren me sipërmarrësi...

Shkak për këtë në shumicën e rasteve janë paragjykimet, stereotipet, si dhe obligimet familjare.
 
Nga lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë informuan se vetëm 2% e grave janë në pozita udhëheqëse, ndërsa 12 % në pozita menaxheriale. 
 
“Gjithsej 12% e grave janë në pozita menaxheriale nga të gjithë gratë të  punësuarat në të gjithë sektorët e vendit. Ndërsa 32% janë gra në sipërmarrësinë, por numri i madh megjithatë janë në biznese familjare. Më pak se 4% e grave janë  pronare të bizneseve. Gratë në pozita të menaxherit janë të pranishme në sektorin financiar, arsim, në sektorin e tekstilit, në teknologjinë informatike si dhe në shëndetsi”, tha Tanja Dejanovska, lidhja e odave ekonomike.
 
Nga lidhja e odave ekonomike thonë se është e nvojshme që të rriten subvencionet shtetërore për gratë sipërmarrëse, të cilat për momentin  janë në vlerë prej 2,000 eurove.
 
Ata thonë se duhet që të bëhen edhe promovime të praktikave pozitive të grave sipërmarrëse. 
 
BELINDA KOKA ADEMI