Maqedoni
Dimitriev dorëzon në kuvend dorëheqjet e ministrave të LSDM-së
18.05.2016 16:47
Kryetari i Qeverisë për realizimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev, në Kuvend ka dorëzuar dorëheqjet e ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski dhe ministres për punë dhe politikë sociale, Frosina Tashevska Remenski, si dhe të zëvendësministrave plotësues nga radhët e LSDM...

Dimitriev ka dërguar propozime të reja për ministra edhe atë Mitko Çavkov për ministrinë ebrendshme dhe Dime Spasov për atë të punës dhe politikëssociale.
Në shkresë, Dimitriev kërkon që zgjedhja e ministrave të ri të bëhet në seancën e sotme të 101-të.
Para zgjedhjes së ministrave të rinj, Kuvendi duhet ti konstatojë dorëheqjet e Spasovskit, Remenskit dhe zëvendësministrave nga radhët e LSDM, të cilët dhanë dorëheqje më 6 prill të këtij viti.
