Maqedoni

Hojt Ji takime me lideret e partive politike, Thaçi: Vendimi, marrëveshje VMRO-BDI

18.05.2016 18:10

Zëvendës/ndihmësi sekretari i shtetit për Evropë dhe Azi në Departamentin e shtetit Hojt Brajan Ji takimin e parë e filloi me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi...

Pas takimit kryetari I PDSH-së Thaçi tha se çdo kriz politike ka zgjidhje . Për kryetarin e PDSH-së Menuh Thaçi vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është marrëveshje mes partnerëve të koalicionit qeveritar. 
 
“Vendim me të gërditshëm në karierën time politike nuk kam  parë. Ky vendim I Gjykatës kushtetuese është një vendim I marrëveshjes mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Pas kësaj marrëveshje është qëndrimi I VMRO dhe BDI-së javën e kaluar gjatë bisedimeve se nëse refinon puna në parlament atëherë do duhet të kthehet qeveria e vjetër VMRO-BDI. Nuk ka kurfar logjike për shkak se përgjegjësit kryesor të kësaj situate dhe të kësaj krize politike janë VMRO dhe BDI. Të jemi korekt ka një pozitivitet të vogël debllokohet teknikisht situate, politikisht ende nuk është debllokuar situate. Por tek pas kësaj 99 % e punës duhet të rregullohet”, tha Menduh Thaçi, lider i PDSH-së.
 
Zëvendës/ndihmësi sekretari i shtetit për Evropë dhe Azi në Departamentin e shtetit Hojt Brajan Ji realizoi takim edhe me lideret e VMRO-DPMNE-së LSDM-së dhe BDI-së, në përpjekje për të përafrur qëndrimet e tyre lidhur me daljen nga kriza poltike.
 
SANIJE DURAKU