Maqedoni

Rimblidhet parlamenti, konstatohen dorëheqet e ministrave të LSDM-së

18.05.2016 18:15

Deputetët iu kthyen punimeve kuvendore shkarkuan deputetët e LSDM-së dhe filluan procedurën për anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit...

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski, fillimisht konstatatoi dorëheqjet e ministrave dhe zv/ministrave nga rradhët e LSDM-së dhe njëherit u zgjodhën dy ministrat e rinj ai i Punëve të brendshme Mitko Cavkov dhe punës dhe politikës socilae Dime Spasov, me cka ministrtat e LSDM-së u zëvendësuan me ato të VMRO-DPMNE-së.
 
Koordinatori I grupit parlamentar te LSDM-së Goran Sugarevski reagoi menjëherë duke iu drejtuar kryeministrin teknik Emil Dimitriev me mesazhin se VMRO-DPMNE është duke shtyer vendin në një krizë më të thellë dhe skenare të tmerrshëme.
 
“VMRO –DPMNE dhe BDI janë duke shtyer maqedoninë në skenar dhe me forcë janë duke prishur Qeverinë teknike duke kthyer edhe ministrat e mëparshëm. Institucione në Maqedoni nuk ka. Shkatërruat ardhmërinë e vendit dhe kjo është përgjegjësia juaj. Jeni duke kryer vepër të keqe mbi popullin e vendit”, tha Goran Sugarevski, nga LSDM.
 
Por Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE u kundërpërgjigj se problem në vend nuk është regjistri zgjedhor ose votuesit fantom por rejtingu I ulët I LSDM-së dhe frika e tyre për përballje me qytetarët. 
 
“Vendimi I Gjykatës Kushtetuese nuk është në përputhje me qëndrimin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, por ne e pranojmë vendimin. Me qëllim që most ë lejojmë vendi të futet në krizë edhe më të thellë do të vazhdojmë me hapjen e fabrikave të reja dhe vendeve të reja të punës”, tha Ilija Dimovski, nga VMRO.
 
Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi theksoi se me nismën e BDI-së u hap një derë e vogël në këtë kaos politik në të cilin ndodhet vendi, që të dalim nga kjo situatë, prandaj sipas Xhaferit qëndrimet e Sugarevskit janë të pa kuptimta.Njëherit Xhaferi propozoi ndryshim në kodin zgjedhor, me qëllim të anulimit të datës së zgjedhjeve të paraapra për 5 qershor. 
 
“Para parlamentit, para kësaj përbërje dal me propozimligj për ndrzshim të kodit zgjedhor në pjesën që ka të bëjë me përcaktimin e datës së zgjedhjeve të parakohëshme më 5 qershor dhe obligimet e mediumeve që burojnë nga kodi zgjedhor për parafushat fushat zgjedhore dhe pjesën që buron nga zgjedhjet e parakohëshme. Duke mos pasur vendim konkret kur duhet të mbahen ygjedhjet e ardhëshme ideja ishte që dy nenet tanimë të abroguara përkohësisht nga gjzqi kushtetues të vehen jasht funksioni”, tha Talat Xhaferi, nga BDI.
 
Një vendim I tillë do të krijonte mundësinë që subjektet pjesmarrëse në zgjedhje të merren vesh për datën e zgjedhjeve sapo të krijohen kushtet. 
 
LEONORA KALIQI