Maqedoni
Administrata gjyqësore në grevë, Sindikata: Nuk ndalemi deri në plotësimin e kërkesave
18.05.2016 19:30
Punonjësit e administratës gjyqësore në gjithë Maqedonin riaktiviziuan sërisht grevën e tyre pasi deri tani ekzekutivi nuk ishte I gatshëm tu plotësojë asnjë nga kërkesat e dakorduara më herët...

Ata kërkojnë shtesë në pagesë në vlerë prej 35% ashtu siq është paraparë për gjyqëtarë, prokuror dhe zyrtarëve në prokurorin publike dhe rriregullim të orarit të punës.
Greva është organizuar nga sindikata e punëtorëve të gjykatave dhe u mbajt në të gjitha gjykatat, përveç në njësi themelore të Shkupit si dhe në gjykatat themelore në Krushevë dhe Koçan, Gjevgjeli.
Seancat dëgjimore do të mbahet vetëm në gjykata ku nuk ka grevë.
“Nuk jemi kundër për shtesën në pagat e tyre, por ne kërkojmë që pagat shtesë që janë bërë muajine kaluar për të tjerët të bëhet gjithashtu edhe për ne. Ne me herët kemi realizuar takim me minsitrinë e drejtësis që të gjejmë njëzgjidhje për plotësimin e kërkesave tona. Gjithashtu ditëve në vijim pritet të kemi takim edhe me përfaqësues të këshillit gjyqësor me qëllim për të që të gjendet një zgjedhje”, tha Tërpe Dejanoski, nga sindikata e punonjësve të organeve gjyqësore.
Nga ministria e drejtësisë thonë se nga ana e tyre janë marë të gjitha masat që janë nën kompetencë të këtij resori.
“Kërkesat e tyre janë proceduar përmes një informacioni në Qeveri, e cila ka rekomanduar institucionet kompetente që të realizojnë konkulzat e miratuara. Ministria e Drejtësisë deri më tani ka koordinuar dhe ndërmjetësuar këtë proces dhe pas konkluzës së qeverisë, mbetet që institucionet e rekomanduara të kryejnë punën e tyre dhe ky proces përfundimisht të finalizohet”, thonë nga resori I drejtësisë.
Administratorët gjyqësorë, përvec grevës, do të protestojnë edhe nga dy orë para gjykatave, nga ora 10:30 deri në 12:30. Sindikata e punonjësve në administratë dhe autoritetet gjyqësore informojnë publikun se do të punohet vetëm me lëndët urgjente.
REJHANE BUSHI METAJ
