Maqedoni
Stoltenberg: Mos lejoni që kriza të dëmtojë integrimet
18.05.2016 19:45
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka tërhequr vërejtjen Maqedonisë që të mos lejoj që kriza politike t’i dëmtoj shpresat për pranim në aleancë...

Maqedonia gjendet në krizë të thellë politike prej se opozita në vitin 2015 e pat akuzuar kryeministrin, Nikolla Gruevski, dhe shefin n e kundër-inteligjencës, për përgjim të më se 20 mijë njerëzve.
“Dera e NATO-s është ende e hapur, por është madhore për liderët e vendit t’i shqyrtojnë problemet e sundimit të ligjit, përfshirë tërheqjen e amnistisë aktuale presidenciale”, tha Stoltenberg në konferencë për gazetarë në Bruksel.
“Është me rëndësi që të vendosen kushte minimale për jetë normale demokratike politike", ka deklaruar Stoltemberg.
