Maqedoni

“Revolucioni I larmë”: Mbështetje punës së prokurorisë speciale

18.05.2016 19:51

Me zhvillimet e sotme, vendimit të Kushtetueses, vizitës së përfaqësuesit nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Hojt ji...

Me zhvillimet e sotme, vendimit të Kushtetueses, vizitës së përfaqësuesit nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Hojt ji dhe seanca e jashtëzakonshme e kuvendit duket se edhe protesta ka marrë një tjetër hov.

Protestuesit u grumbulluan para godinës së PSP-së, sikurse çdo ditë, dhe janë nisur për drejtë Kuvendit të Maqedonisë.

Protesta po zhvillohet e qetë dhe ma tensione, në një moment protestuesit kanë provokuar forcat e rendit, me fjalë fyese, por situata nuk ka eskaluar.

Ata sot I dhanë mbështetje të pakufishme punës së prokurorisë special dhe kërkuan ndalimin e kërcënimeve drejtuar kësaj prokurorie.