Maqedoni

Hojt Ji takon liderët, kërkon zgjidhjen e shpejtë të krizës

18.05.2016 20:27

Presioni i ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike e cila muajin e fundi u thellua edhe më shumë nuk ka të ndalur...

Zv/ ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Ji, realizoi takime të ndara me liderët e katër partive politike më të mëdha në vend, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.
 
Në një komunikat me shkrim të lëshuar nga VMRO-DPMNE, thuhet se në takim është diskutar për menyrat e tejkalimit të krizës politike si dhe startegjit në drejtim të integrimit të vendit në BE dhe NATO. 
 
Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, tha se “partia është e fokusuar dhe e angazhuar për gjetjen e zgjidhjeve që synojnë respektimin e vullnetit të qytetarëve dhe dhe në funksion të tejkalimit të krizës aktuale politike dhe krijimit të kushte për progres.”
 
Edhe në komunikatë me shkrim të lëshuar nga social-demokratet menjëherë pas takimit me diplomantin amerikan Hojt Ji thuhet se është diskutar për tejkalimin e krizës politike. Nga kjo parti kanë komentuar edhe seancën e kuvendit të thirrur nga Trajko Veljanovski dhe e cilësojnë atë si vendim I njënashëm i cili thellon edhe më shumë krizën politike në vend. 
 
“Gjithçka që kemi thënë është dëshmuar si e vërtetë. Ajo që ishte e pamundur befasisht doli si e mundur. Mirëpo, vendimet e njëanshme, prishja e dhunshme e qeverisë teknike vetëm se ndërlikojnë krizën edhe ashtu të thelluar dhe cenojnë të ardhmen e vendit. Ne nuk do të lejojë askënd të mbajë peng Maqedoninë”, thuhet në kumtesën me shkrim të LSDM-së. 
 
Në takim me zëndësin e Viktoria Nulandit Lideri I social – demokrateve ka ripërsëritur kërkesën për anulimin e vendimit të Ivanovit për falje, sepse të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit.në komunikatën me shkrim më tej thuhet se Zaev ka thënë se zgjedhje mund të mbahen pasi të jenë plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshjen e Përzhinës.
 
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti,tha se SHBA-të janë vend mik i Maqedonisë, rajonit dhe i shqiptarëve në përgjithësi.
 
“Z.Ji shprehu vlerësime të larta për rolin tonë konstruktiv në tejkalimin e krizës bashkë me pritshmëritë e tij për të ardhmën e afërt dhe perspektivën EuroAtlantike, ndërsa unë falënderova SHBAtë për gjithë ndihmesën në këtë proces dhe shpreha zotimin tonë për ti zbatuar reformat në përputhje me pritjet e komunitetit ndërkombëtar”, thuhet ne postimin e Liderit të BDI-së në rjetin social facebook. 
 
Kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi , tha pas takimit se ndërkombëtar tentojnë të ndihmojnë një vend që ka tentime të brendëshme për vetëmbytje Ai ai nuk la pa e komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe e cilësoi atë si marrëveshje mes VMRO-DPMEN-së dhe BDI-së. 
 
“Vendim më të gërditshëm në karrierën time politike nuk kamë parë. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është marrëveshje mes VMRO-së dhe BDI-së. Pas kësaj marrëveshje është qëndrimi i këtyre dy partive së javës së kaluar gjatë bisedimeve se nëse rifllojnë punën parlamenti atëherë do të duhet të kthehet qeveria e vjetër VMRO-BDI që nuk ka kurrfarë logjike për shkak se përgjegjësit kryesor të kësaj situate dhe të kësaj krizë janë po këto parti”, tha Menduh Thaçi, lider i PDSH-së.
 
Pritet që diplomati amerikan Hojt Ji nesër te jep qëndrimin e tij lidhur me krizën aktuale politike. 
 
SANIJE DURAKU