Ankand humanitar për fëmijët me sëmundje të rënda në Klinikën për fëmijë
Në shpresën dhe fuqinë e tyre, besojnë edhe artistët e artit figurativ Nevzat Bejtuli Kica dhe miqtë...

Fondacioni "Peshku i artë" për plotësimin e dëshirave të fëmijëve të cilët janë të sëmurë rëndë në Çifte Hamam do ta organizojë ankandin e dytë humanitar kushtuar shpresës, fuqisë së dëshirës së plotësuar për fëmijët të cilët luftojnë për jetën e tyre.
Në shpresën dhe fuqinë e tyre, besojnë edhe artistët e artit figurativ Nevzat Bejtuli Kica dhe miqtë, Vane Kosturanov, Vanja Urosheviq, Aleksandar Stankoski dhe Martin Tërpenoski të cilët ndihmojnë me dhurimin e veprave të tyre.
Mjetet e fituara nga shitja në ankand dedikohen për plotësimin e dëshirave të fëmijëve të cilët mjekohen në repartin për Onkologji në Klinikën për fëmijë në Shkup, ku për momentin janë njëzetë fëmijë të moshës prej tre deri në 15-vjeç.
Misioni i ekipit të "Peshkut të artë" është ta zbukurojë përditshmërinë e këtyre fëmijëve të cilët luftojnë për jetën e tyre dhe përmes jetësimit të ëndrrave të tyre. (mia.mk)
