Pazar pranveror i artizanaleve vendore

19.05.2016 09:43

Pazar pranveror i artizanaleve vendore sot dhe nesër do të mbahet në Sheshin Filipi i Dytë në Shkup, në organizim të Odës së Zejtarëve....

Në pazarin pranveror do të ekspozohen artizanale vendore dhe praktikisht do të prezantohen një numër i madh zanatesh, si dhe rëndësia e tyre dhe ndikimi ndaj cilësisë së jetesës së qytetarëve.

Në suaza të këtij manifestimi tradicional këtë vit do të promovohen përpunimet e stolive nga filigrani dhe monistra, zbukurime, artizanale, thurrje, punime nga guri dhe vizatim i zbukurimeve të gurit, përpunimi prodhimeve nga fileja dhe zbukurime dekorues dhe veshje nga fileja, vizatim i gotave me motive, punime unike të aranzhimeve të luleve nga bonbona.

Qëllimi i ngjarjes është të theksohet rëndësia i këtyre kuadrove për zejtari dhe biznes, arsimi i mesës profesional, trajnim praktik dhe përfitim i shkathtësive dhe kompetencave, e gjithçka me qëllim të stimulimit të të rinjve që të regjistrohen në shkollat e mesme profesionale.

Në pazar do të promovohen artizanalet e zejtarëve të cilat ofrojnë perspektivë dhe mundësi për punësim, si dhe të promovohet dhe ruhet prodhimi tradicional artizanal dhe ta stimulojë këmbimin e përvojave dhe njohuritë e zanatçinjve, rritje të shitjes së prodhimeve dhe shërbimeve artizanale dhe rritje të ofertës turistike përmes prezantimit të zejtarisë, si simbol të njohjes së qytetit të Shkupit. (mia.mk)