Ekspozitë e veprave artistike nga projekti për partneritet "Art of breaking limits"
Programi është realizuar përmes shtatë punëtorive të artit...

Ekspozitë e veprave të pjesëmarrësve në projektet e partneritetit mes IP Enti për rehabilitm të fëmijëve dhe të rinjve-Shkup, SHF Ismail Qemali-Çair, SHF Avram Pisevski - lagjja Bardovc dhe Qendra ditore për personat me paralizë cerebrale nga Shkupi, e në bashkëpunim me Shoqatën Montesori të Maqedonisë, si moderator të punëtorive, sot do të hapet në Fakultetin filozofik në Shkup.
Programi është realizuar përmes shtatë punëtorive të artit, nëpër të cilat pjesëmarrësit u njoftuan me disa nga artistët figurativ më të mëdhenj botëror siç janë: Mone, Dega, Klimt, Matis, Van Gog, Pikaso dhe Frida Kalo.
Ky program është zhvilluar nga ana e Shoqatës Montesori të Maqedonisë dhe ishte prezantuar në suaza të projektit ndërkombëtar "Zemra dhe shpirti i inkluzionit" në Lubjanë, si pjesë e projektit Erazmus+, i cili është vlerësuar si program i lartë inkluziv.
Organizatorët informojnë se projekti fokusohet në shfrytëzimin e artit me qëllim të formimit të lidhjeve mes fëmijëve të moshave të ndryshme, me aftësi të ndryshme dhe kulturë dhe përkatësi të ndryshme etnike. Ideja, siç theksojnë, është të nxitet kreativiteti te nxënësit, të zhvillohet aftësia për bashkëpunim dhe të zhvillohet ndjenja për bashkësinë në të cilën çdo anëtar mund ta japë kontributin e tyre.
Qëllimi është t'u tregohet prindërve, vetëqeverisjes lokale dhe opinionit më të gjërë shembullin pozitiv për tejkalimin e dallimeve dhe paragjykimeve në bazë të ndryshme.
Projekti "Art of breaking limits" është financuar dhe përkrahur nga Misioni i OSBE-së në Maqedoni, në kornizat e programit "Ndërtojmë ura", iniciativë e përbashkët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Ambasadës zvicerane. (mia.mk)
