Konferencë për zhvillimin e arsimit dhe arsimimin e kuadrit cilësor për disenj

19.05.2016 09:52

Njëzetë ekspertë të sferës së disenjit dhe edukimit për disenj sot dhe nesër në Dhomën publike....

Njëzetë ekspertë të sferës së disenjit dhe edukimit për disenj sot dhe nesër në Dhomën publike do t'i prezentojnë idetë dhe propozimet e tyre për zhvillimin e arsimit dhe arsimimin e kuadrove cilësore për disenj, të cilët më lehtë do ta gjejnë rrugën e tyre drejt kompanive.

Konferenca është pjesë e projektit "Praktika e disenjit" i cili realizohet me qëllim që të rritet arsimimi praktik në institucionet e disenjit, gjegjësisht disenjatorët e rinj të dalin prej bankave të fakulteteve me njohuri të mjaftueshme, përvojë dhe aftësi si dhetë jenë më atraktiv për kompanitë.

Konferenca Praktika e disenjit është në organizim të Dhomës publike, Universitetit evropian të RM-së, Shkup dhe kompanisë Zavar në bashkëpunim me partnerët e projektit të më shumë vendeve evropiane. Projekti mbështetet nga Delegacioni Evropian në Bruksel, programi Erazmus plus. (mia.mk)