Pyjet e Maqedonisë do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim me komunë nga Italia

19.05.2016 10:08

Pyjet e Maqedonisë dhe Komuna Forni di Sopra nga Italia, e cila është një nga komunat më të suksesshme në Evropë...

Pyjet e Maqedonisë dhe Komuna Forni di Sopra nga Italia, e cila është një nga komunat më të suksesshme në Evropë në fushën e energjisë ripërtërirëse dhe zvogëlimit të C02, sot do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim nga fusha e biomasës së bimëve të përmbajtura dhe menaxhimi territorial.

Qëllimi i delegacionit italian, i përbërë nga kryetari i komunës Lino Anciuti dhe udhëheqësi i zyrës teknike Nacareno Kandoti,  është të vendoset bashkëpunim dhe të promovohet komuna si lokacion për trajnim të paramentrave të projektit të BE-së.

E vendosur në pjesën  verilindore të Italisë, në pyjet Dolomiti, komuna Forni di Sopra prodhon 5.340.652 kilovatë energji elektrike nga burimet ripërtërirëse (uji dhje dielli) me përfitime për mjedisin jetësor sasitë, të cilat të shprehura në sasi, do të thonë kursim prej 3.120 ton emisione të C02.

Aktivitetet e planifikuara sot përfshijnë takime me institucionet dhe operatorët turistikë, si dhe ditë të hapur për prezantim të organizuar të Panairit të Shkupit.

Njohurinë e zhvilluar nga ana e Forni di Sopra lidhur me tërë ciklin e projekteve të BE-së dhe zbatimin e tyre në territorin, e prezanton komuna si lokacion natyror për trajnim dhe aktivite praktike. (mia.mk)