Universiteti Cirili dhe Metodi shënon 67 vjetorin e themelimit

19.05.2016 10:25

Universiteti Shën Cirili dhe Metodi sot do ta shënojë 67 vjetorin e themelimit...

Akademia solemne do të mbahet në orën 20 në Teatrin popullor të Maqedonisë, ku fjalim do të mbajë rektori i Universitetit të Shkupit Velimir Stojkovski, ndërsa do të performojë kori "Dragan Shuplevski" në Fakultetin e arteve muzikore në kuadër UCM.

Në programin e koncertit janë kompozimet e Glinka, Mendelson, Berlioz, Paganini. Dirigjent i korit dhe orkestrës është Sasha Nikollovski- Gjumar.

Aktivitetet me të cilat e shënon patronatin, UCM i filoi mbrëmë me koncert të Shoqatës akademike kulturore-muzikore "Mirçe Acev" në Shtëpinë e ARM-së. (mia.mk)