Reagon Ambasada Amerikane dhe BE, të anulohen zgjedhjet dhe falja e presidentit
Për ambasadën amerikane, vendimi i Gjykatës Kushtetuese hap rrugën për anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit..

Për ambasadën amerikane, vendimi i Gjykatës Kushtetuese hap rrugën për anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit, por që duhet ndjekur me anulimin urgjent të faljeve presidenciale.
Anulimi i faljeve të 12 prillit duhet të ndodh urgjentisht dhe në mënyrë e cila do të ruajë parimin e përgjegjësisë, do t’i shmanget drejtësisë selektive dhe do të neutralizojë shqetësimet rreth mosndëshkimit.
Partitë duhet të mbështesin Prokurorinë Speciale në mënyrë të prerë. Puna e papenguar e Prokurorisë Speciale është jetike për të siguruar përgjegjësi për keqpërdorimet e mundëshme në lidhje me përgjimët, si dhe për të tejkaluar krizën aktuale.
Premtimet për reforma apo deklarimi i synimeve të tilla, nuk do të kthejnë vendin në rrugën Euro-Atlantike, veprat po” thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Ka reaguar edhe Bashkimi Europian. Ata kërkojnë dialog serioz dhe gjithpërfshirës dhe respektimin e marrëveshjes së Përzhinos nga të gjitha partitë nënshkruese të saj.
Edhe BE kërkon anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit dhe të vendimit të kryetarit Ivanov për falje, si edhe të mos pengohet puna e e Prokurorisë Speciale Publike.
