Nëntë persona janë lënduar në aksident në Kumanovë
Nëntë persona, mes të cilëve edhe një adoleshent kanë marrë lëndime të rënda në aksidentin që ndodhi mbrëmë në orën 20:40 në udhëkryqin e bulevardit "Revolucioni i Tetorit" dhe "Gligor Përliçev" në Kumanovë, kumtoi sot SPB Kumanovë...

Të lënduarve u është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore Kumanovë, ndërsa vajza e lindur në vitin 2009, e cila ka marrë lëndime të rënda trupore, pas ndihmës së dhënë në spitalin e Kumanovës është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Siç sqarojnë nga SPB Kumanovë, në aksident janë ndeshur automobili "shkoda" dhe "seat ibica" me targa të Kumanovës. "Shkodën" e ka vozitur 20 vjeçarja M.L., e cila ka qarkulluar nga qendra drejt periferisë, ndërsa me "seat ibica" ka drejtuar N.R.(1998), i cili ka qarkulluar në drejtimin e kundërt.
Në momentin kur automobili "seat" ka kthyer drejt rrugës "Gligor Përliçev", e "shkoda" ka lëvizur drejtë, ka ardhur deri te përplasja e dy automobilave. "Shkoda" ka vazhduar të qarkullojë drejtë dhe ka goditur në "pasat"-in e parkuar, pronë e 39 vjeçares E.V. dhe në dy këmbësorët e mitur, të lindur në vitin 2009 dhe 2011, të cilët ishin në trotuar. SPB Kumanovë ka kryer kontroll në vendin e fatkeqësisë. (mia.mk)
