Në Shkup dje tetë aksidente, pesë persona të lënduar, karrotreci ka larguar 68 automjete

19.05.2016 11:41

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB-së Shkup kanë ndodhur tetë aksidente, prej të cilave katër janë me pasoja të dëmeve materiale, tre janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lehtë janë lënduar katër persona dhe një aksident në të cilën rëndë u lëndua një person...

Sipas inspektorit, Sasho Damjanovski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar numër gjithnjë e më i madh i shkeljeve.

Njëzet e gjashtë shoferë nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, shtatë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit në udhëkryqe dhe katër shoferë gjatë vozitjes së automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurës ose e kanë përdorur celular gjatë drejtimit të automjetit. Janë zënë edhe 43 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, pesë persona e kanë drejtuar automjetin pa poseduar patent shofer dhe shtatë persona me regjistrim të skaduar të automjetit.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 68 automjete.

Sot, Reparti për parandalim pranë SPB-së Shkup, me fillim në orën 19 në hapësirat e Stacionit policor nga kompetenca e përgjithshme Gazi Babë do të mbajë ligjëratë të komunikacionit në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion, të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme në cilësi të këmbësorëve.

Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative në autobus me nxënësit nga klasa e katërt e SHF "Kërste Misirkov", komuna e Gazi Babës. (mia.mk)